Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Burime policore u shprehën se nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Të njëjtat burime u shprehën se aksidenti ka ndodhur në Vaqarr, ku një makinë ka përplasur një person. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, tek hotel Green, në Vaqarr, një mjet tip “Mitsubishi”, i paidentifikuar, me sens lëvizje në drejtim të Ndroqit, ka aksidentuar një shtetas me pasojë vdekje, rreth 60 vjeç.
Shtetasi i cili ka gjetur vdekjen është dërguar në morg pasi është i paidentifikuar, thotë policia.
Policia ka prangosur rreth orës 21:05 shoferin e makinës. Ai quhet Fatos Halili, mjeti me targa AA 418 JX. Drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, ndërsa makinën e kishte braktisur në Vishnje.
















