Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur sot në rrugët e Shqipërisë.
Pas aksidenteve në Kamëz e Korçë, aksidenti i radhës ka ndodhur në Shkodër, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Mësohet se me makinë udhëtonin 4 pjesëtarë të familjes Orteku, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë një manovër e makinës, pasi një motor i preu rrugën.
Kjo bëri që makina të humbiste kontrollin dhe të dilte nga rruga. Aksidenti ndodhi në aksin Shkodër-Hani i Hotit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia.















