Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pas atij të Elbasanit. Këtë herë aksidenti ka ndodhur në Shkodër.
Burime policore thanë se ngjarja e rëndë me tre persona të plagosur ka ndodhur në rrugën Postribë-Bardhaj.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident dhe shkaqet e tij. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve.
















