“Viktima e këtij aksidenti është: F.D. m/k/sh.(1997) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thotë policia e rajonit të Pejës.
Njoftimi i plotë:
Njoftoheni se më datën 11.06.2017 rreth ores 02:50 në rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e një ngasësi të biçikletës .
Në ketë aksident ishte i përfshirë automjeti “Mercedes” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti I.A. m/k/sh.(1989).
Viktima e këtij aksidenti është: F.D. m/k/sh.(1997) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Përsoni i dyshuar i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar nga hetuesit e NJ.R.K.RR DRP Pejë, pasi që i njejti ka ikur nga vendi i ngjarjës.
Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.
I dyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit.






















