Dëshmitarët kanë treguar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e dy veturave, ku një Golf 4 me drejtim për në Pejë ka hasur përballë me një Golf 5 gjithashtu me destinacion për në Pejë, i cili kishte tentuar të bëjë një tejkalim dhe janë përplasur.
Lajmi.net mëson se ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes, megjithatë nuk ka trajtuar ndonjë të lënduar rëndë dhe nuk janë dërguar fatmirësisht as në emergjencë, përveçse njëra veturë është dëmtuar në pjesën e përparme.

























