Përplasje me makinë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme ditën e djeshme një 48 vjeçari në Librazhd. Sipas policisë, 37 vjeçari Besnik Çela nga fshati Manastrec, duke drejtuar mjetin e tij me targa PG 2549B, ka përplasur për vdekjen 48 vjeçarin H.P nga fshati Stravaj, i cili ishte duke kaluar rrugën.
Menjëherë pas ngjarjes uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje duke vënë në pranga autorin, mbi të cilin rëndon akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.















