Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 5 automjete dhe 1 biçikletë.
Automjeti tip Volkswaggen me targa “AA423HF”, pasi ka goditur një shtetas me biçikletë, ka goditur edhe një autobot të parkuar në rrugë si edhe tre automjete po të parkuara.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit J. Mankolli 35 vjeç, banues në Korçë dhe Endri Ashimi rreth 31 vjeç nga fshati Cangonj.
Paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./LAPSI.AL/














