Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec- Qafë Thanë, si pasojë e të cilit një person ka mbetur i plagosur.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit, Edi Frashlloi, i cili ka përplasur një këmbësor 48-vjeçar me iniciale H.SH., teksa drejtonte makinën tip “Hyundai”me targë HKM 4893.
I plagosuri u transportua për në kryeqytet për shërbim më të specializuar mjekësor, shtojnë të njëjtat burime.















