Ai është aksidentuar në fshatin Zabeli i Ulët, komuna e Drenasit, i kanë thënë portalit drenicasot.com, dëshmitar në vendin e ngjarjes.
Siç shihet në fotot e siguruara nga portali në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë pësuar lëndime edhe dy persona të tjerë, pjesëtar të FSK-së, ndërsa nuk dihet nëse Bekim Jashari ka pësuar lëndime.
Po ashtu në këtë rrugë janë krijuar edhe kolona të gjata.
Lajmi.net së shpejti do t’ju sjellë detaje nga ky aksident.
























