Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë me pasojë tre të plagosur.
Në një makinë me targa greke kanë qenë duke udhëtuar nëna me dy fëmijët e saj, të cilët po ktheheshin në vendlindje për pushime.
Mësohet se një nga të plagosurat e aksidentit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për nxjerrjen e një prej vajzave nga makina e aksidentuar është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët pas shumë vështirësive kanë mundur të nxjerrin të plagosurën nga mjeti i dëmtuar.