Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook.
Njoftimi i plotë:
AKR mbështet protestën e së shtunës.
Padrejtësitë në Republikën e Kosovës, po rriten përditë e më tepër.
Është e padrejtë dhe e papranueshme që mijëra familje të jetojnë në varfëritë skajshme, që qindra mijëra të rinjë të mbesin rrugëve të papunë dhe të pa shpresë për një jetë normale në vendin e tyre. Është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit që jetojnë të izoluar dhe tu mohohet e drejta për lëvizje të lirë. Është e padrejtë që minierat e Kosovës të shiten e stërshiten dhe askush të mos thotë asnjë fjalë dhe të mos bëjë asnjë veprim për të parandaluar shitjen e pasurisë tonë. Në vazhdën e këtyre padrejtësive është edhe mbajtja e z. Ramush Haradinaj në Francë dhe heshtja e institucioneve tona për këtë padrejtësi. Protesta e thirrur për ditën e shtunë, në ora 13.00, kundër mbajtjes së z. Haradinaj në Francë është plotësisht e drejtë, prandaj AKR-ja e mbështet si të tillë duke besuar fuqishëm se kjo do të jetë një protestë masive, paqësore dhe dinjitoze”.






















