Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin mars 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.
Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.31 do të jetë dita e mërkurë, 19 prill 2017.
Ofertat e mbyllura për njësitë e tenderuara duhet të dorëzohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve më 26 prill 2017, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 në Prishtinë (sipas kohës lokale të Evropës Qendrore ), dhe të shoqëruara nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Të gjitha ofertat duhet të paraqiten në përputhje me Rregullat e Tenderit të zbatueshme për shitjet me likuidim.
Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë (datë 26 prill), duke filluar nga ora 12:30.






















