Në përputhje me objektiven strategjike të Bordit për ngritje të transparencës dhe luftim të korrupsionit, menaxhmenti i AKP-së ndërmori këtë nismë në shërbim të masave strategjike parandaluese, në identifikim të rreziqeve dhe vlerësim të tyre.
“Menaxhmenti i AKP-së, në vazhdimësi ka ndërmarr hapa si në përmirësimin e imazhit rritjen e transparencës dhe rregullatives së brendshme për parandalimin dhe minimizimin e rreziqeve që mund të cenojë kredibilitetin e Agjencisë si institucion”, thotë AKP-ja.
AKP është institucioni i parë i pavarur që me vet-iniciativë i është bashkuar kësaj nisme të UNDP-së dhe zotohet se do të vazhdoj tutje me krijimin e mekanizmave parandalues për luftimin e fenomeneve negative në punën e saj.























