• Latest
  • Trending
  • All

Akademia e Shkencave, si agjenci funeralesh, dasmash dhe datëlindjesh!

18/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Akademia e Shkencave, si agjenci funeralesh, dasmash dhe datëlindjesh!

18/01/2019
in Aktualitet, Edukimi, Kulture

Artan Fuga

Përpara disa ditësh ish-nënkryetari, ish-kryetari, ish-kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Akademisë të Shkencave, ish-kryetari i këshillit të botimeve, Akademiku i Përjetshëm, ish-drejtori etj., në fakt i njëjti njeri me shumë identitete institucionale, në një gjoja intervistë, paralajmëroi se Akademia e Shkencave propozonte që vitit 2019 të jetë viti i Ismail Qemalit!

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Në fakt, asnjë qëndrim kreativ. Viti 2018 a nuk ishte i Skënderbeut? Përse viti 2019 të mos jetë i Ismail Qemalit? E kështu me radhë, viti 2020 të jetë i Kongresit të Lushnjës; viti 1921 të ketë një emër, e me radhë deri në vitin 2099!

Në fakt, Ismail Qemali është babai i shtetit modern shqiptar, ati i Pavarësisë dhe i meriton të gjitha nderimet! Por, me emrin e Ismail Qemalit nuk mund të ruhen privilegjet edhe për vitin 2019, të paraqitet si shëndet kalbëzimi i Akademisë të Shkencave.

Por, çështja nuk është fare këtu.

Problemi është se Akademia e Shkencave, krejt e parinovuar, e zhytur krejtësisht në ujërat e një konservatorizmi të sëmurë, pa asnjë projekt institucional për t’u rithemeluar a riformatuar, po vazhdon avazin e vjetër.

Më shumë vepron e gjykon si agjenci eventesh, si sipërmarrje organizimi ceremonish, si agjenci funeralesh e dasmash, a datëlindjesh, sesa si institucion që drejtohet nga logjika dhe strategjia e kërkimit shkencor.

Edhe në këtë rast vepron njësoj: Propozimi në fjalë niset nga një përvjetor vdekjeje për të parashikuar një projekt shkencor. Nuk niset nga gjendja e kërkimeve shkencore ta zëmë për Pavarësinë, për Ismail Qemalin etj., për të gjykuar nëse a ka burime të reja informacioni, a ka prurje shkencore të reja që e bëjnë të mundshme dhe të domosdoshme një tematikë qendrore si ajo e Ismail Qemalit. Por, niset nga një koincidencë vitesh për të imponuar tematikën shkencore themelore për vitin 2019 Akademisë të Shkencave!

Me një fjalë vepron njësoj sikur të ishte agjenci ceremonish shtetërore!

As i shkon ndërmend të bëjë një investigim shkencor mbi gjendjen e studimeve shqiptare dhe të huaja mbi Pavarësinë! As i shkon ndërmend të shqyrtojë vështirësitë dhe avancimet e kërkimit shkencor për çështjet e Pavarësisë. As i shkon ndërmend të merret vesh për të parë gjendjen e këtyre studimeve në Akademitë e Shkencave të rajonit që merren me shqyrtimet e çështjeve shqiptare!

Dhe, gazetares që merr vesh nga metodologjia dhe strategjia e kërkimit shkencor, po aq sa edhe i intervistuari, nuk i shkon fare ndërmend të bëjë pyetje që ta cysin të intervistuarin drejt çështjeve me interes publik. Thjesht bën qokën e radhës.

Nuk është argumenti shkencor që prevalon për të ndërtuar një strategji shkencore në kokat akademike. Jo, argumentimi i ish drejtorit, ish-nënkryetarit, ish-kryetarit, ish-kryetarit të Këshillit Ekzekutiv, ish-kryetarit të Këshillit të Botimeve, i Akademikut të Përjetshëm, është krejt tjetër.

Nga 2019 heqim 1919 (kur vdes Ismail Qemali) jep fiks 100 ! A nuk mjafton që Akademia e Shkencave ta shpalli e ta propozojë këtë vit të Ismail Qemalit!

Shteti shqiptar do të duhej ta kishte në qendër të ceremonive. Patjetër! Por, Akademia e Shkencave është mësuar t’a kuptojë veten në një pozicion që nuk ja ka dhënë njeri! Nuk është agjenci ceremonish!

Edhe me vitin e Skënderbeut kështu ndodhi. Dy pyetje mbetën pa përgjigje. E para, çfarë të rejash u thanë për heroin tonë kombëtar në të gjitha ato tekste me pretendime shkencore që u afishuan. Midis tyre kishte shumë pak të një niveli të lartë, por ndërkohë u mbushën minutat edhe me tekste pa asnjë dobi dhe interes shkencor. Pyetja e dytë ka të bëjë me atë se cili është kontributi përmbajtjesor i anëtarëve të Akademisë të Shkencave në produktin shkencor për Skënderbeun? Pothuajse inekzistent sepse kemi një fakt të thjeshtë: Në Akademinë e Shkencave nuk ka specialistë për Skënderbeun. Por, kjo nuk e pengon fare Akademinë e Shkencave të marrë pozita formaliste dhe institucionaliste duke pretenduar se organizon aktivitete shkencore për Skënderbeun!

Tani meqë “miu kaloi një herë nën mustaqe”, oreksi vjen duke ngrënë. Duam edhe një vit ku të organizojmë aktivitete shkencore për Ismail Qemalin.

Kjo vjen nga që Akademia e Shkencave refuzon të gjejë pozicionin e saj të vërtetë që duhet të ketë në sistemin e kërkimit shkencor shqiptar. Arsyeja është e thjeshtë. Poqëse e merr këtë rol, brenda Akademisë të Shkencave duhet të bëhet një qilizmë e thellë. Ngaqë kjo shihet si të ishte fundi i botës nga disa që majmen me lekët e taksapaguesve duke prekur rroga dhe honorare njeri pas tjetrit, atëherë Akademia e Shkencave hiqet sikur mund të marrë role për të cilat nuk ka asnjë kompetencë shkencore.

Është mësuar të hiqet, të bëjë sikur. Përpara disa muajsh habiteshe kur shihje që Akademia e Shkencave bëhej bashkëorganizatore për një konferencë shkencore për kërkimet arkeologjike. Nga dhjetëra autorë që referonin, nuk kishte asnjë arkeolog akademik që të kishte një punim shkencor. Jepte vetëm logon, sallën pa qira!

Përpara disa muajsh përsëri nën drejtimin e ak. Salvator Bushatit organizohej një kolokium a konferencë për çështje teorike të fizikës, a astronomisë, a energjisë, nuk më kujtohet mirë, ku referonin universitarë nga vendi dhe të huaj, por pa asnjë kontribut substancial nga Akademia e Shkencave. Akademia e Shkencave jepte ndofta sallën pa qira, logon pa qira, dhe ndonjë koktej në fund. Pyetja ishte: Përse merr Akademia e Shkencave rolin që nuk i takon, pra atë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës?

I ngjan dikujt që ngaqë nuk bën dot punën që duhet të bëjë, tund derën sipas parimit më mirë puno kot sesa rri kot!

Çfarë do të thonë akademikët kur ndofta vetëm njeri ose e shumta dy mund të jenë specialistë të fushës të periudhës të Pavarësisë? Kur ka një Institut historie që merret me këtë objekt kërkimi shkencor? Apo dikush që merret me ekologji do të trajtojë çështjen Lumi i Vlorës dhe ndikimi i mikroklimës të tij mbi firmëtarët e Pavarësisë!

Dikush që merret me gjeofizikë: Kriporja e Pyllit të Sodës dhe ndikimi i kripës të detit mbi patriotizmin e kohës!

Dikush që merret me ilirët: Shqiptarët dhe tradita ilire për Pavarësi!

Dikush që merret me fizikë: Ruajtja dhe transformimi i energjisë të masës në historinë politike shqiptare!

Se tjetër nuk ka asnjë mënyrë trajtimi!

Akademia e Shkencave i qëndron kokëfortë një metodologjie të mbrapshtë ceremoniale të ardhur që nga koha e diktaturës. Nuk niset nga logjika shkencore për të ndërtuar strategjinë e saj vjetore dhe ceremonialin e saj, por niset nga koincidenca datash përkujtimore për të marrë ato role që i takojnë ceremonialit të shtetit, Muzeut Kombëtar, a ndonjë institucioni tjetër.

Edhe në dokumentin për reformim që Akademia e Shkencave ka paraqitur sipas grupit krejt jofunksional dhe aspak reformator që ka ngritur, vazhdojnë të mbijetojnë të gjitha mentalitetet konservatore të dikurshme. Po i njëjti mentalitet që e degradoi. Thuhet se Akademia e Shkencave organizon konferenca shkencore etj. Ngatërrohen objektivat me mjetet e realizimit të tyre. Por, nuk thuhet se për çfarë tematikash i organizon këto simpoziume dhe konferenca shkencore? Përse merr role që i kanë institucionet e specializuara shkencore?

Sepse pretendon konferenca ceremoniali ku jep logon pa qira, pa përmbajtje, jep sallën me qira ose pa qira, pa kontribute shkencore akademikësh, jep emrin pas të cilit nuk ka asnjë rol specifik.

Akademia e Shkencave duhet të përcaktojë specifikën e misionit të saj, çka nuk pranohet, censurohet prej vitesh nga disa individë që e kanë zënë për fyti institucionin, si të ishin puçista institucionalë që nuk njohin as ligj e as statut, por që prej kohe synojnë të ruajnë privilegje duke e shitur akademinë e shkencave si agjenci ceremonish, si të ishte agjenci funeralesh, dasmash a ditëlindjesh!

Post Views: 102
Tags: Akademia e ShkencaveArtan Fuga
Previous Post

“Financial Times”: Ermonela Jaho shkëlqen në “Royal Opera House”

Next Post

Jo kushtëzim me njohje, kushtëzim me ndërprerjen armiqësore ndaj Kosovës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Jo kushtëzim me njohje, kushtëzim me ndërprerjen armiqësore ndaj Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.