Pulomologët thonë se të janë shumë të dëmshme grimcat PM 2.5 që gjenden në ajër këtyre ditëve. Ato janë më të vogla se grimcat PM 10 dhe i sulmojnë qelizat e organizmit, ndërsa thithja e gjatë e tyre mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.
“Ato futen shumë thellë në trup, përveç në mushkëri, ato e kalojnë edhe atë barrierë, prandaj vihet theks i veçantë në këto grimca që për fat të keq kohëve të fundit kanë përqendrim më të shpeshtë dhe ndikojnë keq në shëndet në afat më të gjatë në paraqitjen e sëmundjeve kronike si dhe në paraqitjen e sëmundjeve malinje”, deklaroi Marjan Balovski, pulmolog në SPQ “8 Shtatori”.
Në komunën Qendër dhe Karposh vendet e vetme ku bëhet matja e prezencës së grimcave PM 2.5, sot indeksi ka treguar ndotje të lartë të ajrit.























