• Latest
  • Trending
  • All

Ajnshtajni shpëtoi me pasaportën e Zogut – Nga BUJAR NISHANI

17/10/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ajnshtajni shpëtoi me pasaportën e Zogut – Nga BUJAR NISHANI

17/10/2019
in Aktualitet, Dhe të tjerat, SHQIPERIA

Ka qenë qëllimi dhe dëshira ime prej vitesh, që roli dhe kontributi i patjetërsueshëm i shqiptarëve në strehimin, mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët të Holokaustit të vihet në pah botërisht dhe mbi të gjitha, të vlerësohet duke marrë nderimin dhe vendin e merituar në histori, të cilat u takojnë plotësisht. Në Talmudin e hebrenjve të lashtë shkruhet dhe kjo ka mbetur përjetësisht e gdhendur mbi shpirtrat e të gjithë atyre, që besojnë në moralin bashkëkohor të të gjitha feve monoteiste: “Ai që shpëton një jetë njerëzore, ka shpëtuar botën mbarë”! Kështu veproi Oskar Shindleri i famshëm, kështu vepruan me qindra, në mos me mijëra njerëz anembanë territoreve të pushtuara nga nazi-fashistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet altruiste dhe heroike të shumë e shumë njerëzve anembanë botës, gjashtë milionë hebrenj, mes tyre edhe një milion e gjysmë të mitur, përfunduan në dhomat e gazit, nën plumbat e skuadrave speciale apo edhe të varur, të mbytur e të shkelur me këmbë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme të Evropës, por këto nuk ndodhën jo nëpër rrugicat e Tiranës apo të Vlorës, të Beratit, të Shkodrës, të Prishtinës apo të Mitrovicës. Kurrsesi jo! Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Me rastin e Ditës Botërore të Kujtesës së Holokaustit, jemi mbledhur pikërisht për të kujtuar, nderuar dhe vlerësuar në emër të shtetit tonë modern, ata shqiptarë – “Të Drejtë mes Kombesh, – të cilët me mikpritjen, bujarinë e me besën tradicionale që na ka karakterizuar në rrjedhën e shekujve, vunë veten dhe familjet e tyre në rrezik, vetëm e vetëm për të shpëtuar qoftë edhe një jetë të vetme njerëzore. Poeti ynë kombëtar, At Gjergj Fishta, e ka portretizuar në mënyrë të përsosur natyrën bujare e mikpritëse të shqiptarit në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcis”, pikërisht në këngën e “Marash Ucit”: “Të huajin me fjalë mos ta poshtëroni, bukën para, por t’ia shtroni, në shqiptari siç është zakoni…”. Si do të kishte qenë bota sot sikur të gjithë të ishin sjellë pikërisht ashtu siç vepruan shumica e shqiptarëve në atë kohë apo edhe e danezëve, një pjesë e holandezëve, suedezëve apo partizanëve polakë, të cilët ngritën krye bashkë me hebrenjtë rebelë në Geton e Varshavës?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mund t’ju them që pa asnjë mëdyshje do të kishte qenë edhe më e mirë seç është sot, sepse ata një milion e gjysmë fëmijë, sot e kësaj dite do të kishin qenë prindër, gjyshër, xhaxhallarë dhe teze të milionave të tjerë, të cilët ndoshta do t’i kishin dhuruar njerëzimit shumë më tepër njerëzillëk, mirëkuptim, harmoni dhe dashamirësi mes feve dhe kombësive të ndryshme, të cilave njerëzit natyrshëm u përkasin. Eli Vizel, Nobelisti i Paqes dhe përkrahës i luftës çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës, i mbijetuari i kampit famëkeq të shfarosjes së Aushvicit, në përvjetorin e 72- të të çlirimit të tij që po përkujtojmë pikërisht sot, ka shkruar duke i bërë thirrje kujtesës sonë: “…jeta e një dëshmitari, i cili beson se ka detyrimin moral që të përpiqet me të tëra forcat për ta ndaluar armikun të shijojë edhe një fitore të fundme dhe të fshehë krimet e tij nga kujtesa njerëzore”. Terrorizmi, antisemitizmi, nazizmi, fashizmi, stalinizmi, enverizmi – pothuajse të gjitha “izmat” e kësaj bote kanë lindur nga padituria, nga mosnjohja, nga frika prej atyre që janë ndryshe nga ne. Hebrenjtë dhe shqiptarët ndoshta janë shumë më ndryshe nga popujt e tjerë, por kanë disa tipare të ngjashme me njëri-tjetrin dhe një histori të pashembullt vuajtjesh, sprovash, por mbi të gjitha: një histori triumfi ndaj padrejtësive dhe mbijetese kombëtare. Të dy kombe të vegjël.

Të dy popuj të përndjekur, të shtypur nga tiranët e historisë, por që të dy mbijetues, të paktën deri në shekullin e njëzet e një, pavarësisht armiqve të shumtë shekullorë dhe përpjekjeve të pareshtuara për t’i shfarosur e për t’i zhdukur nga harta botërore. Historia nganjëherë është e pamëshirshme, por asaj i duhet bërë ballë me dinjitet, me burrëri, me stoicizëm, ashtu siç i bënë ballë dhe mbijetuan hebrenjtë dhe shqiptarët në historinë e tyre. Le të mos harrojmë që në kohën e krizës dhe gjenocidit serb në Kosovë, shteti i Izraelit ishte i pari që u hodh në veprim duke ndihmuar politikisht, financiarisht dhe logjistikisht. Skenat e shpërnguljeve masive të vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë, sidomos vagonët e trenave apo varganët njerëzorë mes dëborës, ngricës dhe acarit duke kapërcyer më këmbë male, kodra dhe fusha gjatë gjenocidit, u krahasuan menjëherë me eksodin biblik të hebrenjve dhe përndjekjen e tyre gjatë Holokaustit.

Albert Ajnshtajni ndoshta shpëtoi me anë të një pasaporte shqiptare të lëshuar me zemërgjerësi nga autoritet shqiptare gjatë Mbretërisë së Ahmet Zogut. Në këtë vend gjetën strehë dhe shpëtuan nga bisha naziste qindra, për të mos thënë mijëra hebrenj në arrati e sipër. Një keqardhje shtetërore do të desha ta shpreh për pamundësinë e shpëtimit të albanologut të vyer, Norbert Joklit, i cili fatkeqësisht përfundoi në kthetrat naziste, pavarësisht apeleve dhe thirrjeve për ndihmë të intelektualëve shqiptarë të kohës, sidomos atyre të shkolluar e të brumosur në Austri. Megjithatë, njeriu bën aq sa ka mundësi. Shqiptarët bënë të pamundurën. Të paimagjinueshmen. Prandaj ata – të paktën me dhjetëra syresh, – sot janë shpallur dhe konsiderohen me plot meritë si: “Të Drejtë mes Kombesh”! Andaj është në nderin dhe privilegjin tim, si Kryetar i Shtetit shqiptar, t’i vlerësoj e t’i shpall të gjithë ata që duke mbrojtur qoftë edhe një jetë të vetme, shpëtuan mbarë njerëzimin: “Nder i Kombit” shqiptar! Ju faleminderit ju, trashëgimtarëve të tyre, si dhe përjetësisht veprës dhe kontributit të pashembullt njerëzor të të parëve tuaj! Të nderuar qofshi dhe ju faleminderit!”

* Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z Bujar Nishani në ceremoninë e vlerësimeve të 35 familjeve shqiptare, të cilat strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Post Views: 58
Previous Post

Shqiptarët dhe Evropa, afër dhe larg

Next Post

Ethet e pritjes/ Negociatat- Liderët e BE-së vendosin sot për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Ethet e pritjes/ Negociatat- Liderët e BE-së vendosin sot për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.