Ahmeti thotë se janë qytetarët e Kosovës ata që vendosin për Kosovën si do të organizojnë shtetin e tyre.
“Dy agjentura mirëpo duan ta keqpërdorin këtë rrugë të Kosovës.1. Ajo e diletantëve provincialë dhe 2. Ajo e religjiopatëve që Kosovën e shohin si kalifat. Këto dy rryma duan ta shndrrojnë Kosovën armike të jonatyrshme të Shqipërisë. Për interesa të kujt?”, shkruan Ahmeti.

Lexo postimin e plotë të Xhemal Ahmetit:
“KUSH DEFAKTORIZON KOSOVËN?
Kosova nuk u pavarësua për të hy në luftë me Shqipërinë. Ajo u bë shtet se e meritoi dhe bëni luftë për atë punë. Janë kosovarët, qytetarët e saj sovrani i vetëm që do të vendosë për formën se si do ta organizoj shtetin dhe si do të quhen si komb, perandori, apo diçka tjetër. Është e drejta e merituar e tyre dhe supreme. Dy agjentura mirëpo duan ta keqpërdorin këtë rrugë të Kosovës.1. Ajo e diletantëve provincialë dhe 2. Ajo e religjiopatëve që Kosovën e shohin si kalifat. Këto dy rryma duan ta shndrrojnë Kosovën armike të jonatyrshme të Shqipërisë. Për interesa të kujt?”, shkruan ai.























