Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i habitur me njerëzit që, siç thotë ai, “i janë gëzuar faktit se alarmi nuk është dëgjuar në të gjithë qytetin”. Postimin e tij në rrjetin social Facebook mund ta lexoni më poshtë.
“Paska njerëz të gëzuar që alarmi nuk qenka dëgjuar në gjithë qytetin, për të ju gëzuar çfarëdo lajmi të keq që po e kërkojnë në komunën e Prishtinës.
Të tilla lajme nuk do të gjejnë. Ka arsye pse testohen alarmet, pikërisht për të përmirësuar atë, posaqerisht ne qytetin ku nuk ka funksionuar qe 15 vite.
Por pyetja ime është se a do të gëzoheshin këta njerëz në rast fatkeqësie?
Nuk do të ndalemi deri në bërjën e qytetit!”-shkruan Ahmeti.















