Gashi orë më parë ka akuzuar komunën e Prishtinës së në sektorin e arsimit shumica e të punësuarve janë anëtarë dhe militant të Vetëvendosjes.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Para disa ditëve, Albin Kurti dhe Hysen Durmishin kanë mbajtur një tubim në Mramor. Nga ky tubim me qytetarë janë publikuar disa foto të qytetarëve prezentë. Një ditë më pas, Agim Gashi, asambleist ne komunë dhe udhëheqës i grupit të LDK e njëherësh edhe këshilltar i Skënder Hysenit i dërgon mesazhe njerëzve që kanë qenë në tubim.
A me kërcënime të buta po mundohen me i mbajt njerëzit në parti? Nuk po guxokan njerëzit me ardh në tubime të VV sepse këshilltari i Ministrit po i kërcënon? Me bukën e moçme, po vazhdon me kokëfortësi.






















