Ai ka treguar se ky sulm është bërë nga një person për të cilin thotë se pothuajse çdo gjashtë muaj bënë diçka të ngjashme.
“Është një person i cili çdo gjashtë muaj gjuan me diçka në drejtim të objektit të Komunës”, citohet të ketë thënë Ahmeti.
I pari i Prishtinës ka treguar se personi në fjalë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili kishte braktisur punën për të kërkuar azil në Evropë, por që më pas është kthyer mbrapa.
“Ai tani kërkon strehim dhe pagesë nga Komuna e Prishtinës ndërsa ne e kemi drejtuar për në ministri por që prapë vije tek ne”, ka sqaruar tutje rastin kryetari Shpend Ahmeti.





















