Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka paraqitur disa pjesë të raportit të Auditimit për Komunën e Prishtinës.
Ky është shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Raporti i auditorit për Komunen e Prishtinës edhe një herë ka dhënë raport të pamodifikuar duke konkluduar se pasqyrat paraqesin gjendjen faktike.
Duke komentuar qeverisjen në përgjithësi raporti konkludon
“Konkluzioni i përgjithshëm mbi qeverisjenNë komunë vërehet një qeverisje e përmirësuar, veçanërisht tek raportimi i një numri aktivitetesh si dhe hapa drejt një transparence mbi zhvillimet dhe arritjet drejt ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Platforma digjitale për pjesëmarrje publike, realizimi i rreth 24 debateve publike në vende të ndryshme të komunës, hartimi i planit për transparencë, plani i integritetit si pjesë e proceseve të përgjithshme planifikuese dhe raportet publike të drejtorive për punët e kryera, janë përkushtimet tjera drejt një llogaridhënie dhe transparence të shtuar ndaj publikut.
Më tej, komuna ka bërë punë të mirë kryesisht në reduktimin e shpenzimeve operative (ato të udhëtimeve zyrtare, shpenzimeve komunale dhe shpenzimeve për shërbimet kontraktuese tjera). Po ashtu, veprime të konsiderueshme janë ndërmarrë në ndërtimin e marrëdhënieve kontraktuese me donatorë të ndryshëm për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarë. Komuna ka vendos një praktikë të mirë dhe ka arritë që pagesat nga donatorët e jashtëm në shumë totale prej 347,497€ që kishin të bëjnë me pagesa për paga, mallra si dhe për projekte kapitale t’i kanalizoj përmes LLVTH.”























