Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ti jeptestabilitet shtetit.
Nga Dibra, ku mori pjesë në kuvendin zgjedhor të Degës,Ahmeti tha se anëtarësimi në NATO garanton marrëdhëniet midis maqedonasve dhe shqiptarëve, si dhe paqen e stabilitetin e rajonit.
Ahmeti vlerësoi se çeshtja e emrit duhet të zgjidhet dhe se zgjidhja vjen vetëm nga miqtë ndërkombëtarë.
Lideri i BDI-së tha se partia që ai udhëheq po ndërmerr masa për aspiratat euro-atlantike të vendit.
















