Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kyçe ne kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht liberalizimi i vizave, zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave.
Sa i përket liberalizimit të vizave, ministrja Ahmetaj i njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në kuadër të zbatimit të kriterit të dytë, respektivisht rezultatet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Deri më sot, janë shenjëzuar 34 raste, janë ngrit 26 aktakuza, 4 raste kanë marrë vendime të shkallës së fundit, 2 të shkallës së parë, ndërsa të tjera janë në stade të ndryshme të shqyrtimit gjyqësor.
Njëkohësisht, Ahmetaj i njoftoi Ambasadorët për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ambasadorët vlerësuan angazhimin e MIE-së për koordinimin e agjendes Evropiane dhe mirëpriten hapat pozitiv të institucioneve në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht, Ambasadorët ftuan institucionet që të vazhdojnë me përkushtim reformat në drejtësi.






















