Ka vonuar vetëm disa minuta reagimi i Zëdhënësit të Presidentit Tedi Blushi, pas publikimit të lajmit se kryeministri Rama ka vendosur të rikthejë në Qeveri Arben Ahmetajn, dukwe shtuar kabinetin edhe me Ministrinë e Shtetit për Rindërtim.
“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan në faqen e tij në Facebook, Tedi Blushi.
Kjo ministri do të vihet në shërbim të rindërtimit të zonave të dëmtuara nga Tërmeti në Durrës, Tiranë dhe jo vetëm, si edhe për sistemin e banorëve të mbetur të pastrehë nga katastrofa natyrore.
shqip




















