Gjatë takimit, ministri Krasniqi theksoi se prodhimtaria bujqësore është njëra prej aktiviteteve më strategjike për nga rëndësia ekonomike dhe agrobizneset janë një prej veprimtarive me zhvillimin më të hovshëm, e të cilat ai tha se do të gjejnë mbështetje të madhe edhe gjatë këtij viti përmes granteve investive të ministrisë. Ai i njoftoi ata se me investimet e ministrisë për agrobizneset vendore, kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.
Ai i falënderoi drejtuesit e kësaj ode për mbështetjen që kanë dhënë për bizneset në Kosovë, dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të agrobizneseve.
Nga ana tjetër, kryetari i bordit të Odës së Afaristëve të Kosovës, Skënder Krasniqi, falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shprehën përkushtimin e tyre për mbështetjen e prodhuesve vendorë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre.























