“Pjesëtarët e sigurimit ua kanë pamundësuar gazetarëve lëvizjen nëpër hapësirat e kuvendit gjë që paraqet problem serioz për gazetarët në informimin e drejt të qytetarëve. Zhvillimet politike, çfarëdo qofshin ato nuk bënë të shtyjnë asnjë institucion që t’i bllokojë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se ky veprim nuk bënë të përsëritet asnjëherë, ndryshe do të ketë organizim të komunitetit tonë në kundërshtimin e këtyre veprimeve.






















