Shkëlqim Hyseni kryetar i AGK-së në një konferencë për media ka thënë se organizata që drejton ka qenë me aktive në mbrojtje të gazetarëve, por edhe bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare.
“Gjatë vitit ka pasur shumë sfida për gazetarë që janë ballafaquar me jotransparencë, por gjykatat nuk kanë ecur shpejt në rastet e gazetarëve”, ka thënë Hyseni.
“Ne si Asociacion në partneritet me organizata ndërkombëtare, sot po rezulton me këtë raport që ka publikuar gjetjet dhe rekomandimet që do t’i adresohen institucioneve. Klimë e rëndë për të bërë gazetari, si për gazetarë ashtu edhe për medie”, është shprehur ai.























