Sot, forcat qeveritare të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane, kanë ndërmarrë operacione për pastrimin e militantëve në qytet dhe rreth tij.
“Më se 300 ushtarë specialë janë vendosur në qytet për parandalimin e avancimit të talibanëve”, tha Abdul Jabar Qahraman, i dërguari special qeveritar për provincën Helmand.
Për muaj të tërë, talibanët ishin në periferi të Lashkar Gahut, në kuadër të marshit të tyre përgjatë Helmandit, ku prodhohet pjesa më e madhe e drogës në botë.
Zyrtarët provincialë kanë thënë se tash talibanët e kontrollojnë 85% të provincës Helmand, ndërsa para një viti qeveria e kishte kontrollin ndaj 80% të territorit.






















