Sipas vendimit të kësaj ministrie ato do të konfiskohen. Derisa ka mbetur vetëm një ditë kohë, shumë pak pronarë i janë përgjigjur pozitivisht këtij vendimi.
Pronarët, vendimin për heqjen e këtyre shtëpive lëvizëse brenda shtatë ditësh po e quajnë të padrejtë.
Ferat Mustafa thotë se do ta respektojë këtë vendim derisa mbetet me shpresë se Ministria do ta caktojë një vend tjetër për kampshtëpiza. Ministria ka njoftuar se së fundi ka ndaluar edhe disa ndërtime të cilat ishin ndërprerë edhe më parë, por pronarët kishin tentuar sërish të vazhdonin punën.






















