Postimi i Adriatik Kelmendit:
Edita Tahiri për të 15-n herë:
U arrit marrëveshja për targat me Serbinë.
BE-ja për të 15-n:
S’ka marrëveshje!
Qysh i bjen ajo – Edita, go home, you’re drunk?!
Plus, sot janë bërë plot 6 vjet nga Rezulta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për dialogun e normalizimit Kosovë-Serbi.
S’po e kuptoj pse na duhet një ministri për dialog?! Marko Gjuriq, i cili është homolog i znj. Tahiri, nuk është ministër në qeverinë e Serbisë.
E para, pse duhet takuar në nivel jo të barabartë?
E dyta, a është znj. Tahiri ministre vetëm për përmbushje të egos me titull?
E treta, pse duhet të paguajnë qytetarët e Kosovës për resore ministrore për egoet e politikanëve ose për pazare koalicionesh?!
Meqë sot edhe ministria e Integrimeve ka mbetur pa ministër, do të ishte mirë që kryeministri Mustafa javën tjetër t’ia vë drynin këtyre dy resorëve.
Meqë na kanë kursyer nga rezultatet, le të na kursejnë edhe buxhetin.






















