Der Spiegel ka shkruar se katër gra gjermane, të cilat iu bashkuan ISIS-it vitet e fundit, përfshirë edhe 16-vjeçaren nga qyteti i vogël Pulsnitz afër Dresden, janë duke u mbajtur në një burg irakian dhe po marrin ndihmë konsullore nga qeveria gjermane, transmeton Express.
Prokurori i lartë publik në qytetin Dresden, në lindje të Gjermanisë, Lorenz Haase, ka konfirmuar se adoleshentja, e identifikuar si Linda Wenzel është identifikuar dhe i është gjetur vendndodhja në Irak dhe se ajo është duke marrë asistence konsullore.
Transmetuesit gjermane NDR dhe ËDR dhe gazeta Sueddeutsche Zeitung kanë raportuar se e kanë intervistuar Lindën në infermierinë e një kompleksi ushtarak në Bagdad dhe se ajo u ka thënë atyre se dëshiron të rikthehet në shtëpi.
“Thjesht dua të largohem nga këtu. Dua të iku nga lufta, nga armët dhe nga zhurma,” ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar: “Krejt çka dua është të kthehem në shtëpi të familja ime.”






















