Në lidhje me akuzën për “shpërdorim detyre”, 5 ish punonjës të ALUIZNI-t në Tiranë janë arrestuar, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Erald Maçi, Ermal Dino, Artur Skela, Robert Dauti dhe Erin Mlloja, ndërsa janë shpallur në kërkim Rajmond Dervishi, Florian Hajdini, TaulantBrezhda dhe Kreshnik Bezhdo.
Arrestimi i tyre është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës.
















