Pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për tre ish-zyrtarë të drejtorisë rajonale të transportit rrugor, të akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Vendimi i Gjykatës është ekzekutuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Prokuroria ka krijuar dyshimet se këta nëpunës nuk kanë derdhur në arkën e institucionit taksat që kanë paguar pronarët e rreth 60 automjeteve, në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit te disa qytetarëve. Ata kanë deklaruar se kanë bere pagesën e taksës vjetore ne vitin 2012 dhe 2013, por janë vene ne dijeni se taksat nuk janë arkëtuar, e si rrjedhoje nuk figurojnë te hedhura ne sistem.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















