“Kombet e Bashkuara e kanë përcaktuar këtë datë për vetëdijesim dhe apel ndaj shoqërisë për përkrahje të komunitetit të Personave me Aftësi Kufizuara, përfshirje shoqërore të tyre, integrim institucional dhe mbi të gjitha mos stigmatizim të tyre”.
“Si shoqëri dhe si institucione, duhet të angazhohemi për integrimin e tyre shoqëror dhe pranimin e tyre si të barabartë mes të barabartëve, sepse kjo hap rrugën për integrimin e tyre të plotë në të gjitha fushat e jetës dhe lufton diskriminimin”, ka shkruar Abrashi.






















