Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Projektet e tilla tregojnë potencialin ndërmarrës të të rinjve tanë”.
Ky është postimi i plotë i Abrashit:
Dita e vetëpunësimit
Në dy vitet e fundit kemi ndarë qindra grante vetëpunësimi, me synimin e vetëm punësimin e të rinjve tanë.
Dje, në bashkëpunim me UNDP Active Labour Market Programmes organizuam ditën e vetëpunësimit, ku u paraqitën përfituesit e granteve të vetëpunësimit nga projektet e përbashkëta mes MPMS dhe UNDP.
Projektet e tilla tregojnë potencialin ndërmarrës të të rinjve tanë, dhe po paraqesin nje gjeneratë e cila nuk është e kufizuar nga koncepte të vjetra të pritjes, karakterizohet nga kreativiteti dhe dinamizmi.
























