Gjithashtu, në njoftimin e MPMS-së thuhet, se Abrashi e njoftoi mysafiren për reformat në pensione dhe mirëqenie sociale, në reformimin e skemës së pensioneve bazike duke kursyer dhjetëra miliona euro, reformimin e asistencës sociale që do të stimulojë punësimin e atyre që varen nga këto ndihma, etj.
Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova, nga ana e saj e falënderoi ministrin Abrashi për pritjen dhe bashkëpunimin me BE-në dhe shfaqi interesim për projektet e MPMS-së dhe për zhvillimet politike në vend.
Apostolova shfaqi veçanërisht interesim për dialogun mes partnerëve socialë si mekanizëm për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, në mënyrë që Kosova të fillojë të përfitojë nga të gjitha programet që ofrohen me këtë marrëveshje.






















