Me këtë rast Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Gjakovës, Ardian Gjini, një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit në Gjakovë ka deklaruar se qytetari nuk po e prek qeverisjen lokale por ata e shohin pushtetin vetëm nëpërmjet taksave komunale.
Kryetari i AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini tha se raporti i auditimit që ka dale në vitin 2015, tregon situatën e cila mbretëron në komunën e Gjakovës.
Argjend Fetahu ne emër të sapo ardhurve në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se gjendja në komunën e Gjakovës do të ndryshoj vetëm me ardhjen e Aleancës në pushtet.
“Të bindur që këtë gjendje mund të ndryshoj për të mirë vetëm Aleanca dhe kryetari Gjini, po i bashkohemi sot për të udhëtuar drejt sfidave dhe fitoreve që na presin pas zgjedhjeve të 2017. E zgjodhëm Aleancën për shkak të lidershipit të saj, se sa të vendosim për temat në interes të vendit dhe që e shohim të vetmen forcë politike në Gjakovë, e cila mund të sjell ndryshimin e nevojshme në komunën tonë, pas zgjedhjeve në vitin e ardhshëm”, tha Fetahu.























