AAK thotë se marrëdheniet miqësore me Turqinë, sikundër edhe me çdo shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, janë përcaktim yni dhe ato duhet të trajtohen si të tilla.
“Njëkohësisht, institucionet dhe shteti i Kosovës, e ka për obligim që të sigurojë ambient të qetë dhe të sigurtë për funsksionimin normal të përfaqësive diplomatike në Kosovë, në këtë kuadër edhe për Kosulatën turke.
Ne besojmë fuqishëm që organet e rendit do ta zbardhin këtë rast, do t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e sulmit dhe njëkohësisht shprehim shpresën se ky incdident nuk do të mund t’i dëmtojë marrëdhenëiet tona me Turqinë”, thuhet në reagimin e tyre.






















