• Latest
  • Trending
  • All

A kanë ndryshuar akset gjeopolitike që ndikojnë mbi Shqipërinë? – Nga Artan Fuga

20/01/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 18 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A kanë ndryshuar akset gjeopolitike që ndikojnë mbi Shqipërinë? – Nga Artan Fuga

20/01/2022
in Aktualitet

Kur flitet për gjeopolitikën dhe aleancat e rreziqet e jashtme apo oportunitetet për Ballkanin dhe konkretisht për Shqipërinë më duket se ka vend të dallohen tre nivele.

I pari, një lloj kuadri i përjetshëm dhe i palëvizshëm në të cilin ndodhet vendi ndofta edhe më herët se të kishte shtetin e vet të ri të pavarur në 1912.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

I dyti, është konteksti gjeopolitik i Shqipërisë në vitin 1990, pra kur nis hapja e saj. Kjo gjendje shihet si realitet por edhe si një shpresë e atij brezi.

I treti, situata e sotme pas 30 vjetësh.

Po qe se e lemë mënjanë disi faktorin e parë, kur krahasojmë gjendjen në vitin 90 me sot, situata ka ndryshime shpesh të rëndësishme.

Çfarë do përmendja?

Në vitet ’90, në politikën e Jashtme dhe në situatën gjeopolitike të vendit ndikonin ose në njëfarë mënyre konkurronin Italia me Greqinë. Kurse Serbia e zënë me krizën jugosllave dhe me konfrontimet në Kosovë, ishte në një marrëdhënie tjetër.

Madje atëhere pyetej se kush do ta kishte lidershipin ndaj Shqipërisë: Greqia apo Italia? Kurse sot, pas 30 vjetësh, as njera dhe as tjetra nuk tregojnë ndonjë afinitet të veçantë për prezencë politike në Shqipëri. Ujërat kanë rrjedhur të tilla, atje, dhe te ne, sa kanë bërë që koha ta lejë pas këtë model që në fakt ka qenë i pranishëm në të gjithë shekullin e 20-të veçanërisht.

Në vitet 90 dhe pastaj në fillim të shekullit të ri, me pavarësimin e Kosovës, mendohej se një fuzion, në mos bashkim midis dy shteteve, pra të Shqipërisë dhe të Kosovës, do të ishte çështje vitesh. Por, edhe njohja e shtetit të Kosovës ngeci në vend, kurse për një bashkim të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovës, as bëhet fjalë hëpërhë. Si duket, jo vetëm Kina dhe Rusia, por si u pa edhe në prononcime të fundit amerikane, kjo në planin e gjeopolitikës ndërkombëtare duket shumë larg në horizont.

Në dhjetëvjeçarin e fundit, politika e Jashtme e Shqipërisë u luhat fort midis influencës gjermane dhe asaj amerikane. Herë duke i pasur në konvergjencë dhe herë duke ndjerë edhe diferenca. Merkel, sikur dukej të linte pas dore kriteret e shtetit ligjor dhe e pa Ballkanin për një kohë si një faktor gjeopolitik që si i tillë, me gjithë ndarjet, hallet, krizat, mund të integrohej në BE për shkaqe gjeopolitike. Por së fundi, kjo gjeopolitikë iku nga loja dhe në vend të saj doli fillimisht “Mini-Shengeni” ballkanik, që së fundi u shfaq si “Ballkani i hapur”.

Nga një lloj braktisje e Serbisë nga blloku Perëndimor, nga NATO, nga Turqia etj., tani shohim se këto fuqi po kërkojnë një bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Serbisë, madje edhe përtej pranueshmërive dhe pritshmërive të opinionit publik të dy vendeve. Merkel disa herë i thërriste qeveritarët e të dy vendeve në tavolina të përbashkëta dhe Shtetet e Bashkuara në disa evente, deklarime dhe politika kanë nxitur dhe kërkuar që drejtuesit e shteteve të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, etj., të shkojnë drejt konvergjencave të ndryshme gjeopolitike.

Përgatitje për t’u integruar në Europë, një bashkëpunim ndërballkanik sllavo – shqiptar për ta hapur gadishullin si alternativë e një integrimi europian që ndofta do të jetë shumë i largët, ose edhe më keq se kaq? Një lehtësim i presionit ndaj Serbisë për të qetësuar rivalin rus atje tej në shkëmbim të një ekuilibri planetar midis të fortëve ku Shqipëria në Këshillin e Sigurimit duket si te romani i Hashekut, si “ushtari që bënte pjesë në trupin gjykues vetëm për t’u ndezur llullat zotërinjve oficerë”? Një qetësim i linjës “sizmike” midis sllavëve dhe shqiptarëve në Ballkan si “qetësim” i vijës së “frontit” midis amerikanë që qendrojnë në krah të shqiptarëve dhe rusëve në krah të serbëve?

Koha do ta tregojë. Por, politikanët tanë duhet t’i hyjnë “me kokë” leximit të veprës së Samuel Huntingtonit “Përplasja e Qytetërimeve”.  Ndryshe janë duke ngrënë përshesh.

Edhe në vitet ’90 Shqipëria e konsideronte Turqinë vend mik dhe aleat e partner. Dhe me të drejtë. Por Turqia e viteve ’90 nuk është gjithsesi krejt me orientim të barabartë gjeopolitik si atëhere edhe tani. Atëhere dukej se ajo po afrohej me Bashkimin Evropian madje debatohej se kur do të integrohej atje. Kurse sot ajo është një fuqi që rivalizon në politikën e Jashtme me BE, ka strategjinë e vet të pavarur dhe konkurenciale në Ballkan, pra sikurse shihet nuk duket qartë horizonti.

Në rast se vonohet BE, a përbën Turqia një alternativë ekonomike, politike, ushtarake? Vizita e fundit tregoi se kryeministri Rama përdori edhe Islamin si të asociuar me Turqinë, kur theksoi se kritikat ndaj Turqisë dhe Erdoganit janë frymëzime islamofobike.

Ka hyrë Shqipëria kështu në fazën që i tund Evropës kartën turke për t’u faktorizuar?

Evropa në vitet 90 dukej afër, kurse tani pas tridhjetë vjetësh kuptohet se integrimi evropian është shumë larg. Ka rrezik se faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në politikën e Jashtme dhe të Brendshme shqiptare as nuk e dëshirojnë një integrim të tillë. Madje e shohim tashmë si një horizont thuajse të mbyllur. Mos ka marrë politika e Jashtme shqiptare një rrugëtim jo europian? Ka shenja të forta që ta lenë ta hamendësosh këtë.

Sa më larg qëndron Evropa ndaj Shqipërisë aq më afër ndihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo se në vitet ’90 nuk ishin. Përkundrazi. Por atëhere çfaqej më tepër mbështetja për të dalë nga komunizmi e për të mos u kthyer mbrapsht, ndihej mbështetja që shqiptarët të fitonin të drejtat mes popujve të tjerë të Ballkanit, pra SHBA luanin një rol parësor për demokratizimin e vendit. Kurse aktualisht koha ka ecur drejt një partneriteti ushtarak dhe një ndikimi më të drejtpërdrejtë në politikën e Brendshme të Shqipërisë.

Këto ndryshime të rëndësishme që ndihen si lëvizje tektonike të fuqishme në gjeopolitikën ndërkombëtare është naivitet të konsiderohen si vepra sorosiane. Ato janë produkt i një gjendje të re ekulibrash të planetit pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe riformatimit të tensioneve, bashkëpunimit, tendosjes në arenën ndërkombëtare.

Cfarë mund të bëjë Shqipëria e vogël në këto kushte? Ky është një debat dhe reflektim që duhet të angazhojë klasën politike. Që as të mos e kthejë këtë në një rrëfim me supermenë, as të mos e injorojë atë që ndodh duke e kaluar me ndonjë frazë kallpe sikundër lexoj në një libër të një politikani, as të hidhet me thes në kokë në humnera, as të mos izolohet dhe mbi të gjitha, as të mos mbetet në mendësitë e viteve 90 sepse bota ka ndryshuar.

Previous Post

Rai News: Fuqia e mafias shqiptare, rregullat dhe klanet e Tiranës njëlloj si Ndragheta

Next Post

Biden: Putini do të paguante një çmim të lartë nëse e sulmon Ukrainën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Biden: Putini do të paguante një çmim të lartë nëse e sulmon Ukrainën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.