• Latest
  • Trending
  • All

A ka nevojë të gënjejë opozita?

21/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

A ka nevojë të gënjejë opozita?

21/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Andi Bushati

Prej disa ditësh po shoh në televizionet kryesore të vendit, një spot të Partisë Demokratike që i fton njerëzit të protestojnë në 22 nëntor, në një formë që të kall datën. “Le të na varë më mirë”, thotë dikush për Edi Ramën duke e shoqëruar fjalinë e tij me gjestin e vënies së duarve në fyt. “Unë do të vras veten”, vazhdon një tjetër. “S’kemi bukë”, klith dikush. Ndërsa militanti i radhës përsërit të njëjtin refren: “Të hapim një gropë dhe të vrasim veten”. Po të shohësh këto sekuenca të duket sikur je në ndonjë vend afrikan ku ebola po bën kërdinë apo ku lufta civile ka zhuritur çdo shpresë. Por jo, ky është vizioni që PD-ja ka për Shqipërinë e sotme. Një vend ku njerëzit më mirë preferojnë të vdesin sesa të jetojnë, e nëse nuk kanë këtë dilemë janë përpara një tjetre: ose të largohen jashtë, ose të ngrihen dhe të “përmbysin regjimin”. Them që ky është vizioni njerëzve kryesorë të PD-së, sepse këto shpërthime janë të inskenuara. Tashmë çdo gazetar i thjeshtë i një redaksie lajmesh e di se gjithçka që publiku po sheh në TV është thjeshtë një shfaqje. Në takimet e Lulzim Bashës (nga ku janë marrë edhe sinkronet e spotit) në disa qytete të vendit, mblidhen militantët, u jepet një tekst që ta mësojnë përmendësh, pastaj vjen kameramani i punësuar i selisë blu, që xhiron farsën e parapërgatitur, të cilën e merr më pas një montazhier në zyrat e ish shtëpisë së oficerëve dhe e bën gati, për t’ia shpërndarë televizioneve sterile, që e përhapin pa brerje ndërgjegjeje këtë mashtrim.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pra është e qartë se me anë të këtyre kasetave nuk sillen në ekrane shqetësimet e njerëzve, por ai mesazh që selia e PD-së do të përcjellë, prandaj aty nuk lejohen gazetarë e reporterë, prandaj aty duket sikur në këtë vend katër në dhjetë shqiptarë kërkojnë të vetëvriten. Por, problemi nuk qëndron këtu. Sa thashë më lart, është thjeshtë çështje e raportit të opozitës me vetveten dhe me kauzat tek të cilat ajo beson, po aq sa edhe problem i profesionalitetit dhe ndershmërisë së mediave, që përcjellin mesazhet e saj. Këtu shqetësimi është tjetër. Ai qëndron në faktin se sa opozita na thotë të vërtetën ose më mirë, se përse asaj i duhet të na gënjejë? Mjafton të shohësh spotin me të cilin PD-ja fton njerëzit në mitingun e të shtunës, për të mos pasur frikë të përdorësh fjalën gënjeshtër. Askush nuk mund të besojë, se vetëm në 15 muaj, vendi që ëndërronte të barazonte Gjermaninë, sot është shndërruar në një popull në prag të vetëflijimit nga varfëria. Edhe sikur Edi Rama të qe një gjeni i së keqes, ai s’mund ta kish pasur forcën për ta zhbërë kaq shpejt këtë “tokë të premtuar”, në një vend të nëmur. Historia e treguar është vetëm një histori për idiotë që kërkojnë të gënjehen. Por, për të pasur sukses në 22 nëntor, kupola e PD-së beson se problemet reale duhen veshur edhe me këtë fabul absurde. Në fakt, që mitingu i të shtunës, të kishte sukses, do të mjaftonte shumë më pak. Do të kish qenë e mjaftë të përmendeshin premtimet e pambajtura për rritjen e çmimit të energjisë. Do të kishin qenë të mjafta denoncimet për premtimet e gënjeshtërta për më pak taksa, më pak prishje godinash, më shumë drejtësi dhe barazi për të gjithë. Do të kishin mjaftuar vetëm sloganet e e pjesës së dytë të spotit të dalë nga selia blu, ku shqiptarët ftohen të ngrenë zërin “Kundër varfërisë”, ”Kundër rritjes së taksave”, “Kundër rritjes së çmimit të energjisë”. Në këtë mënyrë korteut të opozitës do të mund t’i bashkoheshin, me siguri, edhe ata qytetarë që (edhe pse mund të mos jenë anëtarë partish), duan të ushtrojnë presion ndaj qeverisë, për të arritur qëllimet e tyre. Po me sa duket lidershipit të sotëm të demokratëve nuk i duhet kjo shtresë, as zgjerimi i bazës së partisë me të.

Asaj më shumë i intereson gënjeshtra, që pjell radikalizimin dhe mbajtjen shtrënguar të radhëve. Asaj më shumë i intereson fabula e shpikur sesa kauzat reale. Fatkeqësia është se këtë lloj opozite shqiptarët e kanë provuar edhe pesë vite më parë. Kur në verën e vitit 2009, Edi Rama filloi mandatin e dytë në opozitë, ai kishte shumë argumente dhe fakte për të vazhduar misionin e tij. Por ai zgjodhi një kauzë të rreme, vjedhjen e zgjedhjeve (pa prova, dhe pa fakte) për të ecur përpara. Natyrisht që një strategji e tillë e radikalizoi partinë, i vuri përfund kundërshtarët brenda llojit dhe në një farë mënyre e absolutizoi figurën e kryetarit në parti. Por kur erdhi puna, katër vite më pas, kjo strategji nuk i dha atij asnjë deputet më shumë. Ai erdhi në pushtet jo se i bindi shqiptarët, jo se fitoi me frymë, por thjeshtë se arriti të bëjë marrëveshje me pjesën më të errët të qeverisë së shkuar. Këtë lloj opozite po tenton të përsërisë sot edhe Lulzim Basha. Prandaj kur të vërtetat janë sheshit, ai ka nevojë edhe për gënjeshtrën. Ai përmes saj kërkon të mbjellë radikalizëm dhe të tregojë forcë. Ai tenton të sfumojë kundërshtarët e mundshëm brenda llojit. Ai rreket të fitojë zemrat e militantëve. Dhe në afat të shkurtër mund t’i arrijë të gjitha këto. Por, në afat më të gjatë kjo nuk është një rrugë që të çon në fund të tunelit. Sepse ajo të bën të humbësh besimin e publikut. Të asaj pjese të paangazhuar, që kërkon të dëgjojë kritikën e Shqipërisë reale, dhe jo pikturën fantazmagorike të një vendi, ku njerëzit janë vënë në radhë për të vrarë veten. Nga mënyra se si po përgatitet mitingu i së shtunës, kjo pjesë është e përjashtuar.

Previous Post

Edi Rama dhe fyerjet në mediat serbe

Next Post

Imam Kosove

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Imam Kosove

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.