Ngërçi i krijuar mes Maqedonisë se Veriut dhe Bullgarisë, duket se do të penalizojë edhe Shqipërinë lidhur me proceset integruese.
Ministri gjerman Roth foli nga Tirana dhe për vendet që mund të jenë ende skeptike përsa i përket procesit të zgjerimit në mbledhjen e ardhshme të ministrave të BE.
Sipas Roth, problemi nuk është Shqipëria por me një konflikt bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Pandemia na ka ndryshuar të gjithëve. Pandemia e bëri praninë e secilit prej nesh të nevojshme. Mund të na shkojnë gjërat mirë nëse dhe fqinjëve iu shkojnë gjërat mirë. Gjendja në Ballkanin Perëndimor nuk është njësoj në të gjitha vendet. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut klima është bërë më pozitive dhe në kontekstin e pandemisë. Kemi një perspektivë më miqësore drejtuar Ballkanit Perëndimor. Për momentin ka vetëm një problem që nuk ka të bëjë me Shqipërinë por me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, tha Roth.
Të njëjtin mendim me ministrin gjerman, kishte edhe kryeministri Edi Rama.
“A ka, a nuk ka vende skeptike nuk e dimë sot sepse ka dalë Bullgaria dhe nuk flasin të tjerë. Nëse zgjidhet ngërçi do të shohim nëse ka apo ska vende kritike”, tha Rama.



















