• Latest
  • Trending
  • All

A je mirë?

03/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

A je mirë?

03/12/2016
in Edukimi

Nga Rudina Xhunga

Si je? Kjo është fraza që i themi tjetrit për rutine, pa dashur vërtetë, të dimë si është.

Lajme teNjejta

Raporti/ 49.8 milionë fëmijë të prekur nga mbyllja e shkollave prej pandemisë, UNICEF: Të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm edukimi

18/08/2020

Ernest Koliqi, atdhetari që hapi 200 shkolla shqipe në Kosovën e robëruar

22/05/2020

14 vende misterioze që planeti jonë fsheh (foto)

13/12/2019

Si je, është pyetja që nuk ia bëjmë kurrë vetes, për mungesë kohe dhe tepricë besimi.

Vuajmë nga ankthi, mos njerëzit tanë të dashur ikin nga kjo jetë, por as na shkon ndërmend se edhe vetë mund të ikim.

Harxhojmë gjithë energjinë për të gjetur kush i dha kujt, që të fitojë çfarë, në x koncesion check up-i  dhe asnjë orë nga 24, të shkojmë vetë të bëjmë një chek up. Çdo vit. Sa herë të mundemi. Aq më mirë kur është falas. Por edhe duke paguar. Është investimi më i mirë për shëndetin dhe jetën. Kontrolli, parandalimi.

Vjen tetori dhe shumë nga ne, bëjnë foto te spitalet private, për publicitet të mamografisë dhe ekos, fusin kokën në korniza rozë, por vetë, nuk hyjnë ta bëjnë një kontroll gjiri.

Botojmë në portale, histori aktorësh të famshëm Hollivudi, që ndajnë në publik grimca jete, sesi i ikën vdekjes nga një analizë dhe e marrim për publicitet të paguar. Nuk na shkon mendja të shkojmë ta bëjmë edhe ne, atë analizë të thjeshtë.

Sulmojmë mjeket, ulërijmë për urgjencën, pritjet në ambulanca, ku mjekët shkruajnë “kthehem pas pak” dhe nuk kthehen fare, shajmë e bërtasim, duke u lutur; mos u kthefshim më kurrë këtu. Por do të shkojmë dhe aty, edhe atje. Është normale dhe natyrale.

Është çështje kohe, por më shumë kontrolli, sa dimë ta mbajmë larg sëmundjen, që ta kontrollojmë dhe të mos na kontrollojë.

Nuk mjafton të bëjmë dieta, palestër, joga, vrap nga liqeni, të lëmë cigaren dhe të pimë ujë. Të gjitha ndihmojnë, por nuk shpëtojnë. Kontrolli shpëton. As paratë jo. Mund t’i kesh, por je vonë.

Analizat, edukata jote shëndetësore të ndihmojnë. Në shumicën e rasteve, të paktën. Sepse s’ka asgjë që nuk të jep shenja, po ne nuk kemi kohë të dëgjojmë zërat e trupit, në këtë vrap te pandalshëm drejt suksesit që është aq relativ, drejt parasë që është aq subjektive, drejt dëshpërimit, që nuk është gjithmonë real. Reale, e vërtetë, e jotja, është vetëm jeta, vetëm shëndeti yt, vetëm ti.

Këto javë kam dëgjuar për vdekje të befta, të pabesueshme.

E tillë ishte vdekja e Gilman Bakallit, që nuk më besohet akoma, për moshën që kishte dhe lidhjen me natyrën e shëndetin e mirë. Gilmani iku nga një sëmundje tinëzare, po aq fatale sa aksidenti.

Po kaq panatyrshëm iku dhe Beni, kryetari i Bashkisë së Kolonjës. 45 vjeç. Një tjetër njeri, anonim për publikun, por i shtrenjtë për një vajzë që punoj, iku papritur nga zemra, që nuk e përballoi dot atakun, për shkak të një diabeti të cilin as e dinte se e kishte.

Kur ikin njerëz që njeh, bota të bëhet më e vogël, kufijtë më të dukshëm. Në fillim nuk e beson dhe hyn në Fb e tij, pastaj bëhesh gati ta telefonosh, po ndalon, pastaj e pranon dhe tronditesh. Të nesërmen e përcjellim dhe ti i kthehesh rutinës tënde vrasëse, për mbingarkesën që nuk të lë kohë as të mendosh, as të kujtosh. Harrojmë, harrojmë sa e lehtë është të ikësh. Dimë vetëm sa do vuanim nëse i ndodhte e keqja njerëzve të dashur, por harrojmë sa do i bënim të vuanim me ikjen tonë.

Harrojmë sa i hollë është kufiri që ndan jeta nga mosjeta, sëmundjen nga shëndeti. Harrojmë të kujdesemi për veten, për trupin, harrojmë të bëjmë kontrollin e radhës, si detyrim i parë ndaj jetës. Harrojmë t’i themi vetes, ndalo, merr pak kohë për veten, kontrollohu! Bëj analiza, mos e lër sëmundjen të vijë e të shkojë bashkë me ty. Ke detyrim ndaj jetës tënde, shumë më tepër se ndaj çdo pune, çdo përgjegjësie, çdo feste, çdo statusi në Fb.

E vetmja mënyrë për t’ju kundërvënë vdekjes, nuk është të bëjmë sikur nuk është, por të kontrollojmë jetën.

Do i lutesha çdo vajze e djali, çdo burri e gruaje me emër e ndikim në rrjetet sociale, që tanimë është bërë media e plotfuqishme,

le ta kthejmë këtë tetor në muajin real të sensibilizimit për kancerin e gjirit. Të përsërisim çdo ditë; E bërë? U kontrollove? Akoma? Nisu, shko tani! Lëri të gjitha, jeta vjen e para!

Të bëhemi shumë, të bëhemi bashkë, në një kauzë të mirë, që na ndihmon të jemi tok, në këtë botë, duke ndihmuar të tjera gra si ne, që ndryshe nga ne, nuk munden, nuk dinë, nuk kanë. Ka kaq shumë stil, mënyra, kreativitet për ta kthyer këtë muaj në një muaj të jetës që sfidon kancerin e gjirit.

Pastaj vjen nëntori, një tjetër fushatë, sërish një tjetër dorë për të sensibilizuar veten dhe ata që na ndjekin e besojnë, për të bërë kontrolle. Kështu derisa të bëhet rutinë, për sa më shumë nga ne, e sa më shumë si ne. Kemi nevojë për edukatë shëndetësore. Derisa kjo të ndodhë, të vijë natyrshëm, çdokush që mundet le të ndikojë, të shpëtojë jetë, të tijën të parën. Sepse kontrolli shpëton. Nuk është e vërtetë që e keqja vjen pa trokitur. Ti, thjesht nuk e kishe mendjen. /dritare.net

Tags: edi rama
Previous Post

Hasani: Pavarësia dhe paanshmëria ndër sfidat e  gjyqësorit

Next Post

877 sulme ndaj qendrave për refugjatë në Gjermani

Related Posts

Raporti/ 49.8 milionë fëmijë të prekur nga mbyllja e shkollave prej pandemisë, UNICEF: Të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm edukimi

by TheAlbanian.co.uk
18/08/2020
0

Pandemia e COVID-19 solli mbylljen e shkollave në 20 vende dhe mbylljen e parashkollorëve në 19 vende të Evropës dhe...

Ernest Koliqi, atdhetari që hapi 200 shkolla shqipe në Kosovën e robëruar

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ernest Koliqi ka qenë njëri ndër personalitetet e njohura të letërsisë e kulturës shqiptare në përgjithësi. Një kontribut të veçantë...

14 vende misterioze që planeti jonë fsheh (foto)

by TheAlbanian.co.uk
13/12/2019
0

Dashamirët e udhëtimit janë të vetëdijshëm për të gjitha tërheqjet kryesore të planetit, por ka edhe cepa të tjerë të...

Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

by TheAlbanian.co.uk
08/12/2019
0

Dilemat mbi emrin dhe origjinën janë ato që na kanë shoqëruar gjithmonë. Në opinionet e Eqrem Çabej fjala “Shqipëri” dhe...

Next Post

877 sulme ndaj qendrave për refugjatë në Gjermani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.