• Latest
  • Trending
  • All

A do të merret Shtëpia e Bardhë me marrëveshjen Kosovë-Serbi, nëse Trump e fiton mandatin e dytë?

12/10/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A do të merret Shtëpia e Bardhë me marrëveshjen Kosovë-Serbi, nëse Trump e fiton mandatin e dytë?

12/10/2020
in Aktualitet

Kur më 4 shtator, në Zyrën Ovale, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e quajti atë “historike”dhe një shenjë të angazhimit të Uashingtonit në Ballkan.

Interesimi i administratës Trump për një nga problemet më të vështira të rajonit befasoi disa ekspertë të Ballkanit, të cilët kanë pritur që Departamenti amerikan i Shtetit të vazhdojë politikën e vjetër, sipas së cilës, Evropës i lihej në dorë udhëheqja e bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lokale dhe për t’i anëtarësuar vendet e reja në organizatat perëndimore.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Para së gjithash, Trump kishte pyetur më 2018 pse Shtetet e Bashkuara duhej të vinin në rrezik ushtarët e tyre për të mbrojtur Malin e Zi, një vend ballkanik që u bashkua me NATO-n një vit më parë. Komenti i tij ngriti shqetësim në lidhje me angazhimin e Uashingtonit në rajon.

“Shumë prej nesh kishim menduar, mirë ai thjesht do të injorojë rajonin dhe nuk do të bëjë dëm. Por, Trump patjetër kontribuoi për ta bërë marrëveshjen”, tha për Radion Evropa e Lirë, Tanya Domi, profesoreshë e Universitetit të Columbias dhe eksperte e Ballkanit.

Përfshirja e SHBA-së në vendet e rajonit, që ishin pjesë e ish-Jugosllavisë deri më 1991, ishte zbehur gjatë dy dekadave të fundit.

Vëmendja e Shtëpisë së Bardhë u zhvendos nga Evropa në luftërat në Afganistan dhe Lindjen e Mesme pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Aneksimi nga Rusia i Gadishullit të Krimesë në Ukrainë më 2014 dhe mbështetja e saj për separatistët në rajonin Donbas, e detyruan Uashingtonin të rrisë përfshirjen e tij në Evropën Lindore, përfshirë Ballkanin, ku mosmarrëveshjet e pazgjidhura për dekada, e bëjnë rajonin të ndjeshëm nga intrigat e Kremlinit.

Presidenti Trump ka sinjalizuar se angazhimi i tij në Ballkan do të vazhdojë nëse ai fiton një mandat të dytë më 3 nëntor. Ai u ka thënë Hotit dhe Vuçiqit se do të vizitojë të dyja vendet “në një të ardhme jo shumë të largët”.

Nëse e realizon vizitën, ai do të ishte presidenti i parë i SHBA-së që viziton Serbinë që kur Jimmy Carter mori pjesë në varrimin e udhëheqësit jugosllav, Josip Broz Tito më 1980.

“Një lloj ngjarje e PR-it”

Disa analistë rajonalë e kanë vënë në dyshim përkushtimin e administratës për t’u përfshirë më thellë në politikën e ndërlikuar të Ballkanit. Disa, madje e shohin ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë të nxitur nga dëshira e administratës për t’i bërë jehonë një fitoreje të politikës së jashtme, përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Në të vërtetë nuk ishte një qasje apo planifikim i vërtetë strategjik për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi, përkundrazi ishte një lloj ngjarje e PR-it (Public Relations – Marrëdhënieve me Publikun) që ishte shumë e rëndësishme për fushatën”, thotë Majda Ruge, një analiste e Ballkanit në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.

Republikani Trump aktualisht po e pason rivalin e tij demokrat, Joe Biden në sondazhe. Këtë vit, pritet të jetë një garë e ngushtë presidenciale.

Marshall Harris, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit që ka shërbyer në ambasadat e SHBA-së në Ballkan dhe më vonë këshilloi senatorin Bob Dole, tha se marrëveshja ishte një hap në drejtimin e duhur, por nuk u ngrit në nivelin e një ceremonie në Zyrën Ovale.

“Nëse e analizoni marrëveshjen, nuk është ashtu siç e ka paraqitur administrata. Nuk është ky sukses i jashtëzakonshëm i politikës së jashtme”, tha Harris për Radion Evropa e Lirë.

Marrëveshja parasheh angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, për të lidhur kryeqytetet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, zhvillime këto që mund të tërheqin investime perëndimore. Sipas marrëveshjes, Kosova obligohet të bëhet pjesë e një iniciative për lëvizjen pa pasaporta dhe detyrime tarifore, që do ta përfshijë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por, marrëveshja nuk e arriti qëllimin e shpallur ndërkombëtarisht për të bindur Beogradin të njohë ish-provincën e tij, e cila ka qenë në qendër të më shumë se një dekade bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat ishin të pezulluara për një kohë.

Kosova, e cila ka një popullsi më shumë se 90 për qind shqiptare etnike, shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008.

Megjithatë, marrëveshja e ndërmjetësuar nga administrata Trump shënoi hapin e parë të prekshëm të bashkëpunimit midis dy fqinjëve, që kur bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja u ndërprenë dy vjet më parë.

Në vitin 2018, Prishtina vendosi një tarifë ndëshkuese 100 për qind për mallrat e Serbisë për shkak të “fushatës së saj agresive kundër Kosovës”, përkatësisht politikën e saj të lobimit në vendet për të tërhequr njohjen e tyre ndaj Kosovës dhe për shkak të fushatës kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, të tilla si INTERPOL-i. Shtetet e Bashkuara e kishin kritikuar vendosjen e tarifës dhe ajo u shfuqizua në muajin prill.

Marrëveshja e 4 shtatorit përfshin një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e çnjohjeve të Kosovës nga ana e Serbisë dhe përpjekjeve të Kosovës për t’u bashkuar me organizatat ndërkombëtare.

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm presidencial për bisedimet e paqes Kosovë- Serbi dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, udhëtuan në Kosovë dhe Serbi vetëm disa javë pas ceremonisë së nënshkrimit për të studiuar mundësitë e investimeve të SHBA-së dhe për të çuar përpara marrëveshjen ekonomike.

Në delegacion ishin zyrtarë të lartë nga Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Banka për Zhvillim e Shteteve të Bashkuara dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se investimet në Kosovë dhe Serbi dhe përfshirja më e madhe e sektorit privat amerikan, që mundësohen nga marrëveshja e 4 shtatorit, do të ndihmojnë për të kundërshtuar ndikimin kinez dhe rus në ato vende.

Ndërtimi i lidhjeve të fuqishme

Grenell ka thënë se ndërtimi i lidhjeve të fuqishme ekonomike dhe personale midis dy vendeve mund të bëhen themeli mbi të cilin mund të arrihet përfundimisht një zgjidhje politike.

Ai ka thënë se njerëzit e Kosovës dhe Serbisë për dekada kanë vuajtur në aspektin ekonomike derisa prisnin që liderët e tyre të arrijnë një zgjidhje politike dhe se ka ardhur koha për të “ndryshuar” skenarin e bisedimeve të paqes.

“Gjatë vitit të ardhshëm, ne mund të shohim krijimin dhe rritjen e vendeve të punës dhe pas një viti, na gjykoni se ku po shkon procesi politik”, ka thënë Grenell.

“Le të shohim nëse përqendrimi në ekonomi dhe krijimin e vendeve të punës mund të zgjidhë çështjet politike”, është shprehur ai.

Analistja Ruge, e cila ka folur para Kongresit amerikan për politikat në Ballkan në tetor të vitit 2019, thotë se nëse administrata Trump fiton një mandat të dytë, nuk do të ishte në gjendje të shndërronte marrëveshjet ekonomike në një progres politik, pa një plan strategjik të koordinuar me evropianët.

“Kjo është mënyra e vetme përmes së cilës mund t’iu qaseni me të vërtetë këtyre gjërave. Por, në këtë moment ky koordinim nuk ekziston”, tha ajo.

Vendimi i Trumpit në tetor të vitit 2019 për të emëruar Grenellin – një ish-zëdhënës i SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe ambasadori i tij i atëhershëm në Gjermani – në rolin e të dërguarit të posaçëm presidencial, ishte befasues sepse ai nuk kishte përvojë të diplomacisë në Ballkan.

Por, mbështetësit thonë se kjo i dha atij një qasje të re për zgjidhjen e një problemi që i ka sfiduar negociatorët perëndimorë për dy dekada.

Grenell, një këshilltar i besuar i Trumpit, mund të ketë kërkuar këtë pozicion për të demonstruar “suksesin e tij në politikën e jashtme” duke ofruar gjithashtu një arritje në kohë të duhur për presidentin, tha Domi.

Nëse marrëveshja ekonomike do të ketë një vëmendje të rëndësishme në një mandat të dytë të Trumpit, varet pjesërisht nga roli që merr Grenelli, thotë Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit të Austrisë.

“Nëse ai është jashtë administratës, kjo mund të hiqet krejtësisht nga administrata Trump. Sidomos nëse ata e kuptojnë se nuk ka shumë për të fituar”, i tha Radios Evropa e Lirë, Florian Bieber.

Në të njëjtën kohë, përfshirja e mëtejshme e Grenellit nuk mund të lehtësojë domosdoshmërisht bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjen e paqes, tha Bieber, duke e quajtur të dërguarin e Trumpit “diplomatin amerikan me më së paku popullaritet” në Bruksel dhe Berlin.

“Kjo nuk përbën një bazë të mirë për çfarëdo dialogu”, tha ai.

Ndikimi i Bidenit

Kundërshtimi i Trumpit për marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare – të tilla si Marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës dhe marrëveshja e rëndësishme bërthamore me Iranin – mund t’u japë shpresë udhëheqësve të Ballkanit, të cilët kanë ngritur çështjen e ndjeshme të ndryshimeve të kufijve, nëse Trump fiton një mandat të dytë, tha Bieber.

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Trumpit, John Bolton, ka thënë se kjo ide është paraqitur, por Grenelli ka thënë se ai kurrë nuk ka diskutuar për ndryshimin e kufijve gjatë bisedave të tij me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë.

Një fitore e kandidatit demokrat për president, Joe Biden më 3 nëntor mbase do ta “varroste” idenë e një ridizajnimi radikal të rendit të pasluftës në Ballkan, tha Bieber.

Ekspertët rajonalë gjithashtu thonë se Biden do të përpiqet të punojë me BE-në për një zgjidhje politike të problemeve në Ballkan.

Biden ka thënë në mënyrë të përsëritur se do të kërkonte të përmirësonte marrëdhëniet transatlantike dhe të rindërtonte besimin në angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s, për të cilën thotë se Trump e ka dëmtuar.

Ekipi i fushatës së Bidenit nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me planet e tij politike në Ballkan.

Biden, i cili ka shërbyer në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit për shumë vite para se të zgjidhej nënpresident gjatë presidencës së Barack Obamas, ka një histori të gjatë të përfshirjes në Ballkan.

Në prill të vitit 1993, derisa po zhvilloheshin luftërat etnike në ish-Jugosllavi, Biden kaloi një javë duke udhëtuar në Ballkan dhe duke u takuar me zyrtarë kryesorë, duke përfshirë udhëheqësin serb, Slobodan Millosheviq.

Ai ishte një nga bashkë-sponsorët e një projektligji të Senatit të vitit 1995 që hoqi embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara për boshnjakët që luftonin kundër serbëve.

Biden gjithashtu mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë më 1999 për të ndaluar spastrimin etnik të kosovarëve dhe nxiti zgjerimin e anëtarësimit në NATO të vendeve të Evropës Lindore, duke përfshirë Slloveninë dhe Kroacinë.

Si nënpresident amerikan, më 2016, ai vizitoi Serbinë dhe Kosovën për të inkurajuar udhëheqësit atje që të normalizojnë marrëdhëniet.

Biden u prit me qetësi në Beograd, ku ai shprehu ngushëllime për të vrarët nga sulmet ajrore të NATO-s më 1999. Biden ishte zyrtari i parë i lartë i SHBA-së që shprehu emocione të tilla në Serbi.

Ai më pas vizitoi Kosovën. Atje një rrugë mori emrin e djalit të tij të ndjerë Beau, i cili punoi në Kosovë pas përfundimit të luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas.

(Todd Prince, REL)

Previous Post

Para pak ditësh ishte në Tiranë, vetëizolohet komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi

Next Post

Lotaria Amerikane, ambasada jep porositë: Mos harroni të përfshini…

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lotaria Amerikane, ambasada jep porositë: Mos harroni të përfshini…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.