Nga ana e rektorit ata u njoftuan për rrjedhat dhe sfidat e Universitetit Nënë Tereza. Rektorit ceku se përvoja e trashëguar nga Universiteti i Prishtinës dhe drita gjithmonë e ndezur nga ASHAK, na kanë mundësuar jo vetëm t’i tejkalojmë sfidat por edhe të gjejmë zgjidhje të avancuara në përputhje me nevojat e kohës. “Dhurata e juaj me një komplet të tërë të botimeve të akademisë, për ne paraqet një mbështetje të fuqishme për krijimin e një baze hulumtuese-shkencore për Universitetin tonë” tha në mes tjerash Rektori Pollozhani.
Në fund të takimit, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në konsolidimin akademik të Universitetit Nënë Tereza, rektori Pollozhani i ndau një Pllakatë të Universitetit akademikut Hivzi Islami.























