Veç të tjerave Demiraj foli edhe për Sadam Hysenin dhe misionin e ushtrisë Shqiptare në Irak. Demiraj tha se ushtria e Sadam Hysenit ishte ndër më të fuqishmet ne botë.
“Ushtria e Sadam Hyseni në fillimet e saj ka qenë një nga 6 ushtritë më të fuqishme që ka pas bota deri në operacionin e viti 1991. Madje në rajon aviacioni dhe forcat e Sadamit kanë qenë thuajse në vendin e parë. Ajo me pas u shkatërrua dhe u kthye në një varrezë vdekje.”
Ish-Komandanti i Forcave Speciale të Ushtrisë, Demiraj, ka folur për një nga shqiptarët më të njohur të Shtetit Islamik, ISIS, Lavdrim Muhaxheri. Demiraj tha se në atë zonë ku dhe ka lindur Muhaxheri është një zonë që janë bërë disa arrestime, pasi hoxha e atij fshati ka ndikuar në indoktrinimin e shumë të rinjve. Ai bëri me dije se Lavdrim Muhaxheri prej një periudhë gati 4-vjeçare ka luftuar në Siri për vendosjen e ndikimit të Shtetit Islamik (ISIS). Ministri Demiraj theksoi se karriera e Muhaxherit u spikat jashtëmase nga fakti se ai realizoi disa prerje koke, të cilat sollen edhe ngritjen apo spikatjen e tij tek krerët e ISIS.






















