• Latest
  • Trending
  • All

Muri dhe fuksi

11/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Muri dhe fuksi

11/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Enkel Demi

Njëzetë e pesë vjet më parë binte Muri i Berlinit. Sot, kjo ngjarje mund të duket si e denjë për rubrikat dossier në televizione. Megjithëse në atë kohë televizioni punonte me ngjyra, tash pas një çerek shekulli, na duket sikur ai Mur u përkiste kohëve të vjetra sa mesjeta. Në fakt, në histori 25 vjet janë shumë pak, në politikë ndoshta shumë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Më kujtohet se si i përcillnim me merak ato pamje në një Shqipëri të varfër për bukën e gojës, me do tesha uniforme, në ca televizorë që llambat nxeheshin sikur me qenë shporet. Kanë qenë pamje që me gjasë nuk i kuptonim krejt. Ëndërronim liri, ushqim dhe rroba, por lirinë e donim të parën. Falë Albit, një shok i imi, njihja albumin “The wall” të Pink Floyd. E dëgjonim në një magnetofon “Sherebel” që ai e ka ende dhe më përkthente tekstet. Unë dëgjoja i pabëzajt ca fjalët, ca muzikën. Ne jetonim tek “21 dhjetori” buzë rrugës së madhe, ku kalonte një makinë në sene, por në kryqëzim kishte semafor. Sa herë dilte e kuqja hidheshim përpjetë para ndonjë urbani që priste a kamioni, por na dukej sikur e kuqja rrinte gjatë, shumë gjatë. E gjelbra pak, shumë pak. Në ato shpitë tona si furriqe kalonim orët e vetëndërgjegjësimit tonë naiv. Albi ndiqte “Formula 1” dhe shihte “Simpson”. Unë bëja tifo për Boris Becker dhe urreja Ivan Lendl, se ishte çek, pra komunist. Ishte e thjeshtë, nuk i donim fuksat, se na spiunonim kur ngrinim zërin e “Sherebel”-it, teksa Bruce Springsteen këndonte “War” apo “Born in the USA”. Megjithatë, fuksat i njoha më vonë, madje i njoha edhe të premten tek ceremonia e Lul Bashës për koordinatorët.

Rënia e Murit, shumë mund të thonë sot, se për ne ishte shpresë, dritë në fund të tunelit. Jo, për ne ishte ankth. Ishte ankthi, nëse do të vinte edhe në këtë vend dita apo do të ishim të fundit e botës. Ishte ankthi, nëse shoku Ramiz ia dilte sërish ta dridhte. Dukej hils i vjetër që mund t’ia fuste edhe më të zgjuarit në këtë tokë. Kur mbërriti Perres de Cuellar, kujtuam se ia hodhi biri i kurvës. Ashtu flitej. Koli, shoku tjetër që ishte ushtar, thoshte se Ramizi e lëvizte sumçen më shpejt se ato gocat e “Electric blue”. Ndaj, kur Muri binte me padurim prisnim të na vinte radha, por në ankth, sepse ku i dihej mund të ishim brima e fundit e kavallit, se “gjermonët janë gjermonë”, ndaj dhe ambasadën e tyre e mësynë më shumë në korrik.

Muri solli kokën e Ceaucescu-t, dhe do muaj më vonë korrikun e Ambasadave. Muri i dha lejen Kadaresë. Rubeni ndjehej si jetim, kur iku “qorri” dhe thoshte: “Na la vetëm”, kurse Metja rrezik kishte bërë gati valixhen. I takonte dhe atij me shku, ishte poet.

Tash, kanë kaluar 25 vjet dhe sot shohim fotot, ceremonitë, gjegjim fjalimet e udhëheqësve të ditës. Unë dëgjoj “The wall”, por kam një jetë që nuk e dëgjoj më. Kemi ecur, ndoshta jo ashtu si donim, por sepse kështu kemi punuar, keq, ndaj kemi bërë para, por kemi ecur keq.

Nuk mund t’i honeps dot komunistët që tash, ditën e Murit kërkojnë me zë të lartë madhështinë e kremtimit e 70 vjetorit të 29 nëntorit. E di qysh tash se çfarë do shkruaj atë ditë në murin tim, por kësaj here të facebook “Gëzuar 70 vjetorin e ditës së parë të diktaturës!”. Nuk i duroj dot bijtë që vendosin shallin e kuq, sepse etërit vranë dhe përdhunuan gjysmën e Kombit. Nuk e honeps dot kryefuksin që rrinte në radhë të parë në ceremoninë e Lul Bashës të premten. Por, gjithsesi kemi ecur, sepse edhe kërmilli ecën, edhe breshka, edhe shqiptari. Veç, si kërmilli, si breshka e kemi tërheq në shpinë zhguallin ose më mirë Murin, ndaj ka liri me pikatore dhe pjellim drejtues që shndërrohen në përbindësha, njerëz që janë hajna me detyra të larta, banditë që bëjnë ligjvënësin, vrasës që vënë rregullin. Është Muri që na e vuri të gjithëve në kurriz ai hilsi që kishim frikë dikur. Në këtë vend nuk ndodhi kurrë vrasja e Murit. E hidhët si melenë stomaku ishte kur u shpall “Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”. Thikë pas shpine ishte që nuk shkoi prona tek i Zoti. Faj i rëndë që nuk u hapën një herë të vetme ato dosje, nuk u dënua kurrë komunizmi, nuk u ndalua me ligj të tregojë bëma xhaxhi veterani tek lapidari. Perverse që i persekutuari mori paret që i caktoi si hak persekutuesi.

Në Berlin Muri ra para 25 vjetësh, por bashkë me të ranë agjentët e Stasi-t, propagandistët, prona e shtetëzuar, ra sistemi, u përmbys kasta dhe nuk e çoi kokën, tëpkë si ndodhi me nazistët, sepse “gjermonët janë gjermonë”. Kurse ne, ca njerëz që i lëmë gjërat në mesrrugë. Edhe Murin e prishëm sa me qit kokën sipër me pa se çfarë ndodh përtej.

Previous Post

Kjo është harta e trojeve ilire sipas presidentit Ibrahim Rugova

Next Post

Rama mbyll takimin dy ditor me drekë në Prizren,i emocionuar nga mikëpritja

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rama mbyll takimin dy ditor me drekë në Prizren,i emocionuar nga mikëpritja

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.