Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pohuar se ka arritur marrëveshje me qeverinë serbe për shkëmbim të të rinjve dhe njohjen reciproke të diplomave.
“Ajo që dëshirova ta lë për ta njoftuar në këtë takim është se pas një diskutimi intensiv me kryeministrin serb dhe ekipin qeveritar serb ne në orët e fundit të mbrëmjes kemi firmosur marrëveshjen e shkëmbimit të të rinjve dhe njohjen reciproke të diplomave”, ka thënë Rama në tubimin me qytetarët në Preshevë.
“Kësisoj kemi hapur një faqe të re për të gjithë ata që me diplomën e Shqipërisë do të duan të ushtrojnë profesionin e tyre dhe te realizojnë ambiciet e tyre”, ka thënë ndër të tjerash Rama.
















