“Serbia tash e dy vjet e gjysmë është duke u përpjekur për të bërë Ballkanin rajon të sigurt dhe të begatë të Evropës, por me politikanët e pandërgjegjshëm si Edi Rama, është e qartë se kjo do të jetë mjaftë e vështirë dhe me plot sfida”, thuhet në përgjigjen nga Departamenti për Marrëdhënie me Media të Presidentit të Serbisë, Timoslav Nikoliç, për Tanjug.
Aty thuhet se një sjellje e tillë është pritur nga Rama dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse presidenti Nikoliç ka refuzuar të takohet me të.
“Është e vështirë që Shqipëria të jetë në gjendje të bashkohet me familjen shteteve moderne evropiane për aq kohë sa nuk do të heqin dorë nga ëndrra e quajtur “Shqipëria e Madhe”, thuhet të jetë thënë aty, shkruan Tanjug.
Por, Edi Rama në një intervistë për mediet në Serbi ka thënë se ideja e “Shqipërisë së Madhe” është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne.















