• Latest
  • Trending
  • All

Rama i merr borxh dronin të vëllait. E lëshon mbi Beograd

10/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rama i merr borxh dronin të vëllait. E lëshon mbi Beograd

10/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Andi Bushati

Edi Rama e ka fituar sot 3 me 0 ndeshjen përballë homologut të tij Vuçiç, jo vetëm për shkak të tij, por për shkak të popullit tolerant dhe pa paranoja që Rama përfaqëson.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ai e ka sfiduar mëse njëherë kryeministrin serb, duke i përmendur Kosovën, 108 shtetet që e njohin atë, të drejtën e saj si vend i pavarur etj. Në gjuhën e shqiptarëve kjo është një qasje normale, një fjalim prej lideri të qytetëruar që e sheh realitetin dhe të vërtetën në sy. Por me sa duket një sjellje e tillë ka rezultuar e padenjë nga bijtë shpirtërorë të Sheshelit, i cili pret të dalë nga burgu i Hagës për t’u kthyer në Beograd.

Kryeministri Vuçiç, fillimisht hoqi kufjet nga veshi, pastaj u skuq edhe në fytyrë dhe mezi priti të merrte fjalën për të bërtitur: provokim. Ajo që qe e çuditshme, ishte fakti që Rama me sa duket nuk e kishte paralajmëruar në takimin e gjatë kokë më kokë “mikun e tij Aleksandër” për atë që do të thoshte. Ai kishte vendosur që dronin e tij (jo atë fallco të të vëllait) ta lëshonte “live”.

Që gjatë udhëtimit të mëngjesit të sotëm në avion, këshilltarët e kryeministrit i kishin paralajmëruar gazetarët që do të kishte surpriza. Dhe ajo ndodhi. Në këto momente të nxehta kur unë po shkruaj këto radhë, kolegët e mij serbë bërtasin me zë të lartë: provokacja dhe incident.

Ky është mesazhi që ata i përcjellin shikuesve dhe lexuesve të tyre. Se ky është imazhi që është perceptuar nga të gjithë gazetarët e pranishëm në Pallatin Serbia, këtë godinë impozante të Beogradit të ri, ku çerek shekulli më parë mblidheshin përfaqësuesit më të lartë të gjashtë republikave dhe dy krahinave autonome të ish Jugosllavisë.

Por tani Serbia e mbetur brenda mureve të kësaj godine, me shumë pak nga shkëlqimi i dikurshëm, jeton me sindromën e një vendi të coptuar. Të ndarë nga perëndimi dhe të bombarduar nga Nato. Prandaj përmendja pikërisht këtu, e pavarësisë së Kosovës, pati efektin e një bombe tjetër. Televizioni publik, ai që dikur u bombardua nga Aleanca Atlantike, nuk e dha të përkthyer fjalimin e Ramës.

Të gjithë kolegët e mi serbë po i shoh të tronditur, pikërisht për shkak të përmendjes së fjalës Kosovë. Ashtu reagoi edhe kryeministri Vuçiç. Ai e humbi toruan. Ai foli për provokim. E përse? Për një të vërtetë që e njeh gati një e treta e vendeve të OKB-së. Ndërsa Rama insistoi në të tijën. Ai tregoi fytyrën tolerante, perëndimore dhe moderne të shqiptarëve. Ai e sfidoi deri në fund homologun e tij duke i thënë se e mirëpriste në Tiranë. E madje e mirëpriste edhe po ta dinte se do të përsëriste qëndrimin e tij absurd për Kosovën. Madje se edhe kur ta dëgjonte këtë qëndrim, as do ta merrte për keq dhe as do ta quante provokim.

Edi Rama e vuri veten në lëkurën e një lideri perëndimor dhe kozmopolit, që nuk ka frikë t’i thotë të vërtetat dhe që di të jetë mirëkuptues ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

E në këtë kuptim, duke e përmendur tri herë Kosovën, ai e fitoi ndeshjen e tij. Në këtë pallat të paçliruar nga hijet e së shkuarës ai tregoi se është i ndryshëm. Nëse ky ishte qëllimi i tij, ai e realizoi atë dhe jo vetëm duke dalë fitues, por duke ngritur edhe imazhin e një vendi, të çliruar nga paranojat ballkanike të shekullit të shkuar.

Previous Post

Politika ruse ndaj Ballkanit: Çfarë perspektive?

Next Post

Zogu i Blendit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zogu i Blendit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.