Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk do t’i jepen çelësat e Beogradit, gjatë vizitës së tij këtë të hënë në kryeqytetin serb.
Kjo është deklarata e publikuar në mediet serbe mëngjesin e sotëm, në prag të vizitës historike të një kryeministri shqiptar në Serbi, e cila ndodh për herë të parë në 68 vjet.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të shkojë sot në Serbi, për të vizituar Beogradin, por nuk do t’i jepen çelësat e Beogradit, siç ishte planifikuar, deklaron portali “Kurir”, i cili konfirmon se një gjë e tillë është konfirmuar nga qeveria.















